Hidhet shorti i Europa League, Skënderbeu kundër Partizanit të Beogradit

Shorti i Europa League duket se ka favorizuar paksa Skënderbeun duke evituar ekipe me peshë në Europë, por që do të rezervojë një ndeshje në një prej stadiume më të vështirë për shqiptarët, në Beograd.
Skënderbeu do të jetë pjesë e Grupit B, që përbëhet nga Dinamo Kievit, Young Boys dhe Partizani i Beogradit.
Ashtu siç pritej shorti ka favorizuar kuqezinjtë e Milanit, të cilët duke qenë edhe në vazon e parë të Europa League ka rënë në grup me ekipe më të lehta në letër, përbërja e së cilës është Austria Vjenës, Rijeka dhe AEK.
Ndërkohë që shorti nuk është treguar aspak “zemëmirë” për ekipin e Etrit Berishës, Atalantën, e cila do të ketë në grup ekipe si Lyon, Everton dhe Apollon.