Hashtagu ‘MeToo’, femrat denoncojnë abuzimet seksuale

Gratë dhe burrat nga e gjithë bota që kanë qenë të ngacmuar seksulaisht kanë treguar historitë e tyre në mediat sociale duke përdorur hashtagun ‘MeTo’ (edhe unë).

Kjo nismë ka ardhur për të denoncuar çdo rast të ndodhur dhe për të treguar se sa i përhapur është fenomeni i ngacmimeve seksuale.

Që kur akuzat dolën në sipërfaqe shumë emra të njohur, midis tyre edhe aktoret  Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Rose McGowan kanë bërë akzua për përdhunim dhe sulm seksual ndaj një prej producentëve më të mëdhenj në botë Harvey Weinstein.

Pas tyre shumë femra me anë të #MeTo kanë denoncuar rastet e tyre dhe u kanë bërë thirrje të gjitha femrave që të mos qëndrojnë të heshtura por të flasin.

#MeTo, është përdorur më shumë se 200,000 herë që nga mbrëmja e së dielës dhe fitoi shumë vrull kur aktorja Alyssa Milano u kërkoi viktimave të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale të përdornin hashtagun në shenjë solidariteti.