Habitet Turqia, daja dhe nipi lindin në të njëjtën ditë

Nëna Siriane, 42 vjeç, dhe e bija, 21 vjeç, u kanë dhënë jetë dy bijëve të tyre sot në mëngjes në një spital Turk. Familja e tyre u largua nga Siria 3 vite më parë për shkak të luftës atje dhe më vonë zbuluan se ishin shtatzënë në të njëjtën javë. Dy djemtë e porsalindur quhen Recep dhe Tayyip, njëjtë si dy emrat e parë të presidentit aktual të Turqisë , Recep Tayyip Erdoğan. Mjeku i cili është kujdesur për lindjen ka thënë se ishte një mrekulli që nënë e bijë kishin lindur në të njëjtën ditë dhe në gjithë karrierën e tij si mjek nuk kishte dëgjuar asnjëherë më parë të ndodhte jo rastësi.