“The Greatest Showman” sjell Hugh Jackman

P.T. Barnum, në më shumë se 120 vite nga vdekja e tij, është ende nga sipërmarrësit e cirkut më të famshëm ndonjëherë, të cilit i atribuohet edhe lindja e këtij biznesi.

“The Greatest Showman”, muzikali i drejtuar nga Michael Gracey, me muzikën e fituesve të çmimit “Oscar” Benji Pasek e Justin Paul (La La Land), tregon historinë e këtij burri vizionar, që nga asgjëja krijoi një spektakël hipnotizues i destinuar të kthehet në një sukses botëror.

Filmi interpretohet nga Hugh Jackman si protagonist, i shoqëruar nga Michelle Williams, Zendaya, Zac Efron dhe Rebecca Ferguson.

“The Greatest Showman” do të dalë në kinema më 1 janar 2018.