“Gomorra 4” me një rikthim tronditës?!

Fansat janë në pritje të sezonit të katërt të serialit të famshëm “Gomorra” dhe tani kanë dalë edhe të dhënat e para. Ka një kureshtje të madhe se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm.

Sezoni i tretë përfundoi me vrasjen e Ciro di Marzio. Por a ka vdekur në të vërtetë? A do ta shohim përsëri në sezonin e katërt të “Gomorra”? Nuk përjashtohet një rikthim në skenë të të Pavdekshmit Ciro, një pseudonim që i bën të shpresojë fansat.