“God’s Plan” nga Drake në krye të Billboard Hot 100 për të tretën javë rresht

“God’s Plan” nga Drake po vazhdon që të shkruajë historinë.

Në javën e tretë në maje të Billboard Hot 100, kënga “Scary Hours” është bërë kënga e parë që ka tejkaluar 75 milionë dëgjime në SHBA, raporton Billboard.

Këtë javë “God’s Plan” u dëgjua 79.6 milionë herë në SHBA.

Në dy javët e fundit kënga arriti 82.4 dhe 83.3 milionë dëgjime, kurse kjo këngë prinë edhe në shitjet e këngëve dixhitale, prinë në 17 radio amerikane dhe është në vendin e parë të top listave të Hot R&B dhe Hot Rap.

Kënga po bën historinë që prej publikimit, duke shkatërruar statistikat në Spotify dhe Apple Music ku arriti rekorde ditore dhe debutuese.

“God’s Plan” vazhdon që të sjellë valë të kontributit nga artisti i cili dhuroi 50 milionë dollarë për një shkollë në Miami.

Lista e plotë Billboard Hot 100:

1. Drake – “God’s Plan”
2. Ed Sheeran – “Perfect”
3. Bruno Mars & Cardi B – “Finesse”
4. Camila Cabello feat. Young Thug – “Havana”
5. Post Malone – “rockstar”
6. Dua Lipa – “New Rules”
7. The Weeknd & Kendrick Lamar – “Pray for Me”
8. Migos – “Stir Fry”
9. Bebe Rexha & Florida Georgia Line – “Meant to Be”
10. Halsey – “Bad at Love”