“Gladiatori” Russell Crowe rikthehet në Romë

Gladiatori rikthehet në vendin ku mori lavdinë, pikërisht në Koloseumin e Romës, ku pozoi edhe me shallin e klubit verdhekuq të kryeqytetit italian. Aktori australian, Russell Crowe, i pranishëm në Romë për të prezantuar spektaklin “Gladiatori me Orkestrën Live”, para se të zhvillonte konferencën për shtyp për evenimentin në fjalë, entuziazmoi tifozët verdhekuq duke thirrur “Forca Roma”! Sigurisht që kanë kaluar rreth 19 vjet nga realizimi i “Gladiatorit” dhe personazhet kryesore kanë ndryshuar shumë nga pamja. Suksesi që pati ky realizim e ka bërë aktorin kryesor që të dashurohet me “Qytetin e Përjetshëm” dhe të bëhet tifoz edhe me skuadrën e futbollit të Romës.