Gjermania, me video kundër azilkërkuesve: Mos u besoni premtimeve se mund të përfitoni azil!

Në videon katër minutëshe që pritet të shpërndahet në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, shfaqen emigrantë që futen nëpër autobusë policie, për t’u transportuar më pas me avion drejt vendeve të origjinës.“Mos u besoni premtimeve se mund të përfitoni azil për arsye ekonomike në Gjermani, apo që do t’ju jepen toka ose hua”, thotë zëri që shoqëron pamjet, duke paralajmëruar se nëse dëbohen, ata mund të gjobiten “me mijëra euro” për të mbuluar shpenzimet.“Mos e rrënoni veten dhe familjen financiarisht për t’u trafikuar në Gjermani. Ndihmoni aktivisht për ta ngritur ekonominë e vendit tuaj; përdoreni dijen dhe aftësitë aty”, vijon mesazhi.Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Kosova, Shqipëria dhe Serbia ishin përkatësisht burimi i dytë, i tretë dhe i katërt i azilkërkuesve në Gjermani, pas Sirisë. Rreth 40 për qind e tyre vijnë nga Ballkani.“Duhet të veprojmë shpejt duke i kthyer menjëherë mbrapsht ata persona që nuk kanë nevojë për mbrojtje”, apeloi drejtori i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Evropë, Vinsent Koçetel.