Gjendet i vdekur mbreti i “fake news” në SHBA

Mbreti i “fake news”, lajmeve të rreme në Shtetet e Bashkuara, është ndarë nga jeta. Paul Horner, që u bë i famshëm gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Feniks të Arizonës.

Sipas autoritetve, ai ka vdekur, më 18 shtator dhe nuk bëhet fjalë për vrasje. 38-vjeçari ka pasur një histori të gjatë abuzimesh me ilaçet. Provat në vendngjarje tregojnë se ai ka marrë një mbidozë aksidentale.

Mes lajmeve të rreme, të publikuara nga Horner, ishte ai se ish-presidenti Obama ishte homoseksual dhe një mysliman radikal.