Gjendet skripti i humbur i Kubrick, mund të bëhet film

I pari kult i luftës i Stanley Kubrick, “Burning Secret”, dhe një prej filmave më të fortë të kinemasë, i cilësuar si kryevepër, pati një kthesë të papritur. Një profesor universiteti në Uells gjeti skriptin e tij, deri tani i konsideruar i humbur, së bashku me një ekspert të Kubrick. Mendohet se dorëshkrimi mund të adaptohet nga regjisorët modernë për të realizuar një film.

Skenari i “Burning Secret” është një përshtatje i romanit të vitit 1913 i shkrimtarit austriak Stefan Zweig. Në adaptimin e Kubrick të tregimit të tradhtisë dhe pasionit të vendosur në një resort termal, një njeri grabitqar bën miqësi me një djalë 10-vjeçar, duke e përdorur atë për të joshur të ëmën e martuar të fëmijës.

Skenari i gjetur është thuajse i kompletuar dhe ekspertët e Kubrick thonë se e dinë se çka pasur në mendje dhe po mundohen ta kompletojnë.

Amerikani Kubrick jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij në Britani. Ndërroi jetë në vitin 1999, pak muaj pasi përfundoi “Eyes Wide Shut”, thrilleri psikoseksual kontrovers me Tom Cruise e Nicole Kidman. Skenari i “Burning Secret” mban shenjën e “MGM” dhe daton më 24 tetor 1956, kur Kubrick ishte i njohur dhe pasi kishte përfunduar “The Killing”.