Gigi Hadid zbulon natën perfekte me Zayn Malik

Gigi Hadid ka poshtuar kopertinën e numrit të revistës “Vogue” së bashku me vëllain e saj të vogël 17-vjeçar, Anëar. 21-vjeçarja ka pozuar përkrah vëllait të saj model për setin fotografik të xhiruar nga i famshmi Mario Testino.

Si çifti më i dashur i showbiz-it, supermodelja ka zbuluar disa detaje të lidhjes se saj me yllin e One Direction, me të cilin ka nisur të shoqërohet që prej nëntorit 2015. Për shkak të axhendave shumë të zëna, bukuroshja ka thënë se kur ka pak kohë të lirë, preferon ta kalojë me të dashurin e saj duke pirë kafe dhe duke gatuar.

“Kur jam në Los Angeles, shumicën e kohës e kaloj në shtëpi pasi më pëlqen të jem me të dashurin, të bëj art dhe të gatuaj. Na pëlqejnë filmat në orët e vona të natës dhe porosisim biskora. Unë kam nevojë për kafe që të qëndroj zgjuar”, ka thënë modelja. Ajo ka shtuar se gjithmonë përfundon duke parë vetëm pjesën e parë të filmin pasi e zë gjithmonë gjumi.