Gigi Hadid do të lançojë linjën e saj kozmetike

Supermodelja ka bashkëpunuar me një nga markat ndërkombëtare më të famshme siç është Maybelline, për të na e bërë më të thjeshtë që të kemi një stil të ngjashëm me të. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Gigi zbuloi për 36 milion ndjekësit e saj se i është dashur plot një vit që të realizojë linjën kozmetike për Maybelline. Nëse jeni adhurues të look-ut natural, kjo linjë do të jetë perfekte për ju, pasi në foton e realizuar për prezantimin e linjës së re, Gigi ka aplikuar një grim natyral. Nuk është zbuluar akoma një datë se kur pritet të lançohet linja, por gjithsesi do të jemi gjithë sy e veshë për këtë.