Geti dhe Marina aksidentohen në Tiranë

Një përplasje me makinë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën pranë “Pallatit me Shigjeta” në kryeqytet, ku mësohet se të përfshirë janë reperi Getoar Selimi dhe Marina Vjollca. Në redaksinë JOQ.al kanë mbërritur pamje nga aksidenti, që për fat të mirë duket të mos ketë shumë pasoja.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por siç duket  në video ka mbërritur menjëherë policia.