Gara e fundit e njeriut më të shpejtë në botë

Mrekullia e epokës sonë sportive është një kampionat larg tërheqjes nga sporti, rreth 20 apo 30 sekonda larg finishit kur do lërë vrapin dhe do hyjë  në histori.

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në histori, një nga sportistët më të mëdhenj, do të vrapojë në garat e tij të fundit në Kampionatin Botëror të Atletikës që ka nisur të premten në Londër.

Xhamajkando të tërhiqet pasi ka lënë gjurmë në histori, është njeriu i parë që ka fituar tre tituj olimpik në 100 m, rekordmen botëror në 100m dhe 200m, fitues i 23 medaljeve ari.

Dje ai pati një garë me nisje problematike, që e mbylli fitues dhe sot do të vrapojë në gjysmëfinalen e  100 m në orën 19.05 pm.

Finalja do të jetë po sot në mbrëmje, në orën 9.45.

Megjithatë kjo nuk do të jetë gara e fundit e Bolt si mendohet. Ai pritet të luajë edhe në stafetën 4x100m që mbahet në 12 gusht. Garat kualifikuese do të luhen paraditen e së shtunës së ardhshme në orën 10.55, edhe pse ndoshta Bolt nuk do të vrapojë në këtë garë, për t’u ruajtur për finalen, të shtunën në orën 9.50pm.

Në stadiumin ku në Lojërat Olimpike fitoi 3 medalje ari, do të mbyllet karriera e Bolt, njeriut që i qesh fotografit teksa këmbët nuk i duken nga shpejtësia e vrapit.

Njeriut që do i qeshë gjithmonë historisë!