‘Game of Thrones’ vjen në 2019-në me gjashtë episode finale

“Game of Thrones” i cili ka thyer rekorde shikueshmërie do të transmetohen në 2019-në me 6 episodet finale.
Produksioni i sezonit të tetë nisi në muajin tetor e do të zgjasë deri nga mesi i këtij viti përpara se HBO-ja të jetë gati ta transmetoje vitin që vjen. Adhuruesve të serialit tejet popullor do t’ju duhet të presin edhe ca për finalen e tij të madhe.
“Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit.Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumë brezëshe për kontrollin e fronit të hekurt.
Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serialit me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës.
Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e show-t, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për “Entertainment Weekly” se duan që “Game of Thrones” të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.