Futbollisti Sokol Cikalleshi bëhet baba

Gëzim i madh për një prej futbollistëve më të talentuar të kombëtares shqiptare të futbollit. Bëhet fjalë për futbollistin Sokol Cikalleshi, të cilin zoti e ka bekuar me vajzë.Vogëlushen ai dhe e shoqja e kanë quajtur Rajna, ndërsa Sokoli thotë se po përjeton parajsën mbi tokë.“Zyrtarisht Baba ! Falenderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, shkruan Cikalleshi në Instagram.Aktualisht 27-vjeçari luan me skuadrën turke të “Osmanlisporit”, ndërkohë që po kërkohet nga ekipi i Lazios në Itali.