Futbollisti anglez viziton në spital fansin e tij me kancer

Futbollisti anglez, Jermain Defoe i ka bërë një tjetër vizitë fansit të tij të vogël në spital, pas asaj të këtij të fundit në stadium.Brave Bradley Lowery është i prekur nga kanceri dhe me idhullin e tij ishte takuar më herët në fushën e gjelbër, ku preku zemrat e mijëra tifozëve.Në Twitter-in e Bradley shkruhet:-“Bradley ndihet pak më mirë sot dhe është entuziast sepse pati një vizitë në spital nga miku i tij i mirë Defoe.”Lojtari  i “Sunderland” 34 vjeç, duhet ta bënte vizitën e tij një ditë më parë, por Bradley tha se nuk donte që futbollisti ta shikonte aq sëmurë.Si pasojë e kësaj, Defoe u detyrua që të anulojë fluturimin e tij dhe të priste një ditë më shumë për të takuar fansin e tij të dashur.Disa ditë më parë  në “Uembli”, Jermain Defoe, 34 vjeç dhe Bradley Lowery, 5 vjeç, i sëmurë me kancer dolën të kapur dorë për dore në fushë.