I ftuar në “Top Channel”, Blendi Fevziu tregon arsyen pse nuk u largua nga “Klani”

Pak kohë më parë në media nisën të qarkullojnë lajme se moderatori, Blendi Fevziu kishte marrë një ofertë nga “Top Channel” për t’u bërë pjesë e stafit të tij. Që oferta ishte e majme, këtë e pranoi edhe vetë gazetari dhe moderatori i “Opinion” gjatë kohës që ishte duke menduar për lëvizjen. Por pas pak ditësh, Fevziu dhe “Tv Klan”, përmes një lajmi zyrtar, treguan se edhe për të paktën 5 vitet e ardhshme ai do të qëndrojë në “Klan” dhe në “Opinion”.

Ditën e djeshme gazetari ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, në rubrikën “Këndi i së vërtetës”, ku nuk i shpëtoi pyetjes: “Pse e refuzove ofertën e “Top Channel”?”

“Ishte një vendim personal. E kam thënë që oferta ishte një tundim, tundim shumë i madh, por pata edhe një detyrim moral. Ajo që kisha menduar ishte një ikje me mirëkuptim, që nuk ndodhi” – tha Fevziu përgjatë intervistës.