Francesco Totti dhe Ilary Blasi bashkë në një serial komik

Ish-futbollistin Francesco Totti dhe bashkëshorten e tij, Show Gilr-in Ilary Blasi do t’i shohim së shpejti në ekranin e vogël. Blasi, e cila është edhe ortake në një shtëpi prodhimi, po projekton një serial që ironizon jetën familjare të Tottit dhe bashkëshortes së tij. Titulli mund të jetë “Casa Totti”, raporton “Chi”. Ky projekt pritet të jetë shumë komik, duke pasur parasysh edhe natyrën e ish-yllit të ekipit të Romës, ku i është dedikuar edhe një libër me titull “Të gjitha barcaletat e Tottit”. Në ditët në vijim priten detaje të reja rreth këtij projekti.