Francë, muzeu zbulon se më shumë se gjysmat e tablove të tij janë false

Të zbulosh se ke një pikturë false është një tragjedi për çdo drejtor të një muzeu apo të një galerie.

Le pastaj, se ç’mund të jetë po të marrësh vesh se më shumë se gjysma e koleksionit është e falsifikuar.

Kjo ka ndodhur në muzeun e Elne, në jug të Francës: Muzeu Terrus zbuloi se 82 tablo në ekspozitë nuk janë të artistit Étienne Terrus të cilit i dedikohet muzeu.

Kryebashkiaku Yves Barnil e ka përkufizuar lajmin si një “katastrofë” dhe u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që kanë vizituar muzeun vitet e fundit.

Ai që lajmëroi muzeun për pikturat false, ishte kritiku i artit Eric Forcada i cili e kuptoi një gjë të tillë, gjatë vizitës së tij në Musée Terrus.

Drejtuesit e muzeut kanë bërë verifikimin dhe zbuluan se më shumë se 80 vepra, nuk janë realizuar nga artisti Étienne Terrus.

Tablotë përfaqësojnë më shumë se gjysmën e koleksionit të muzeut dhe nëse do të ishin origjinalë, vlera e tyre do të ishte rreth 160 mijë euro.

Pas zbulimit, muzeu, i inauguruar në 1994-n, u mbyll për një periudhë të shkurtër kohe e më pas është rihapur pa kuadrot false.

Ndërkohë, është bërë denoncim në polici, ndaj të panjohurve që mund të kenë marrë, pikturuar, apo shitur ato piktura.

Policia bëri të ditur, se hetimet mund të nxjerrin në dritë të tjera tablo të falsifikuara mes veprave të piktorëve të asaj periudhe historike për Francën.

Terrus lindi më 1857n në Elne dhe vdiq në 1922shin.

Ishte mik i piktorit Henri Matisse dhe pikturoi thuajse vetëm peisazhe të zonës së jugut të Francës, ku kaloi jetën.