Fotot horror të Nicole Kidman, aktorja pushtohet nga djalli

Është një aktore e madhe që mund të luajë çfarëdolloj roli dhe Nicole Kidman tregoi në setin e fundit të saj fotografik se mund të sillet edhe si një femër e pushtuar nga Djalli.

Fotot e shkrepura për revistën “New York Times”  të ngjethin mishin, pasi Kidman shihet duke bërtitur ose duke u zvarritur në tokë.

Aktorja 50-vjeçare është fotografuar nga regjisorja dhe fotografja Floria Sigismondi, e cila në set ka përfshirë edhe Jake Gyllenhaal, Saoirse Ronan, Tiffany Haddish, Daniela Vega, Cynthia Nixon, Daniel Kaluuya, Timothee Chalamet, Andy Serkis dhe Brooklynn Prince si dhjetë aktorë më të mirë të këtij viti.