Fotoja që i ndryshoi jetën refugjatit sirian

Një refugjati sirian ka përfituar anëtarësim të përjetshëm në një palestër, pasi publikimi i një fotoje të tij duke vështruar përmes dritares pajisjet e palestrës, u bë virale. Mohammed Khaled i cili punon si pastrues këpucësh në provincën Adiyaman të Turqisë jugore u fotografua jashtë palestrës me një stol, ku vendosen këmbët, në shpinë ndërsa shikonte paisjet. Pasi fotografia u përhap në rrjetet sociale në Turqi pronari i palestrës Engin Dogan i cili arriti që të gjejë djalin dhe i ofroi atij akses të përjetshëm. “Një djalë duke parë përmes dritares së palestrës, veshur me pantofla në mes të dimrit dhe duke u kujdesur për veten e tij. Qëllimi ynë ishte ta gjenim atë dhe t’i ofronim anëtarësim të përjetshëm këtu. Dhe e bëmë atë. Ai është një nga anëtarët tanë tani”, tha Dogan për Hurriyet News.