“The First Wives Club” rivjen si serial

Filmi ikonë i vitit 1996, “The First Wives Club”, me protagoniste kryesore Goldie Hawn, Bette Midler dhe Diane Keaton, rikthehet në ekran me një tjetër formë, do të shndërrohet në serial televiziv. “Paramount Network” do të realizojë episodin pilot, një adaptim i prodhimit kinematografik të rreth 20 viteve më parë.

Komedia “First Wives Club” është ambientuar në New York City dhe tregon për lidhjen e një grupi femrash që mbështesin njëra-tjetrën për t’u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortëve, pas përfundimit të martesës.

Tracy Oliver është zgjedhur për skenarin, si dhe do të jetë producente ekzekutive së bashku me Karen Rosenfelt e Scott Rudin, i cili ka prodhuar filmin origjinal.

Për momentin nuk dihet nëse aktoret e adaptimit të vitit 2016, Alyson Hannigan (How I Met Your Mother), Megan Hilty (Smash) e Vanessa Lachey (Truth Be Told), do të përfshihen në këtë version të ri.