Filmi shqiptar “Bini” nominohet në kategorinë e veçantë në “Oscar”

“Student Academy Awards” ka publikuar listën e finalistëve të zgjedhur për këtë vit. Në mesin e tyre është edhe filmi i realizuar nga shqiptari Erblin Nushi.
Lajmi se ky film është në mesin e finalistëve e ka gëzuar shumë regjisorin Erblin Nushin.
“Kjo është për të gjitha ata që kanë humbur jetën gjatë luftës. Për të gjithë ata zëra të padëgjuar dhe për ata fëmijë jetët e të cilëve janë ndikuar nga veprimet e atyre të cilët na kanë dashur të vdekur. Kosovë kjo është për ty”.
Filmi është në mesin e finalistëve së bashku me tetë filma të tjerë në kategorinë Narrative. Erblin Nushi me filmin e tij “Bini” prezantohet në kuadër të Universitetit George Mason.
Filmi “Bini” ka pasur premierën kombëtare në kuadër të edicionit të fundit të PriFilmFest këtë vit.