Filmi që rikthen në skenë Al Pacino dhe Robert de Niro

Shërbimi televiziv Netflix ka marrë të drejtat që të transmetojë filmin ‘The Irishman’ ku do të luajnë aktorët Robert de Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci.Filmi do të realizohet nga regjisori Martin Scorsese dhe pritet të shfaqet në kinema në vitin 2019.‘The Irishman’ ka të bëjë me jetën e mafiozit Frank Sheeran, që do të luhet nga Robert de Niro, ndërsa Al Pacino do të jetë në rolin e Jimmy Hoffa. Roli i Joe Pesci nuk është bërë i ditur akoma.Netflix ka paguar 105 milionë dollarë për të marrë të drejtat e transmetimit të këtij filmi.