Filmat më të mirë të animuar për t’u shikuar për festa

Nuk ka asgjë më klasike për një Krishtlindje se kalimi i kohës me familjen, me fëmijë dhe jo, dhe një film i animuar do të ishte idealja. Në një përmbledhje ju ofrojmë sugjerimet më të mira dhe më cilësore se si t’i kaloni këto ditë të ftohta para ekranit të televizorit, të shoqëruara nga një film i animuar.

“Baby Boss”, një prodhim i “DreamWorks”, sjell tregon historinë e një fëmije të vërtetë të infiltruar në një familje, edhe pse vëllai më i madh e kuptom të vërtetën e misionit të tij. A do të jetë një konflikt apo koalicion? Histori sureale që garanton të qeshura të mëdha.

“Cattivissimo Me 3” është filmi i tretë i aventurës së Gru, që këtë herë vjen së bashku me vëllanë binjak Dru, dhe dëshirojnë t’i hyjnë botës së krimit. Nga pas e ndjekin Lucy dhe vajzat, ndërkohë që Minions “ëndërrojnë” të bëhen pjesë.

“Lego Batman”, edhe pse sheh si personazh kryesor njeriun-lakuriq nate në aksione komike, përfshin në histori edhe karakterin Lego, në një “përballje” unike në komedinë e “Warner”.

“I Puffi – Viaggio nella foresta segreta” është një film i metrazhit të gjatë i “Sony Pictures Animation”, që kërkon të rikuperojë një grafikë të personazheve mitikë të historisë origjinale të babait të tyre Peyo.

“Asterix e il regno degli dei” nuk është filmi tipik i Asterix. Puna e Alexandre Astier e Louis Clichy duket kolosale, me ritëm, që sjell shumë pranë origjinalit të gjitha animacionet.

“Il castello magico” është një shembull i shkëlqyer i animacionit belg dhe veprës së regjisorit Ben Stassen. Filmi rrëfen historinë e një koteleje që bëhet shoqja e një shpikësi të vjetër, të cilët janë duke u larguar nga shtëpia e tij madhështore. Teknologjia është e nivelit të lartë dhe tregimi është i këndshëm e shumë i kalibruar.

“Le follie dellimperatore” është një nga dy filmat më të mëdhenj të “Disney” që sugjerohet të shikohet për festa, si një prodhim delirant, superkomik i sjellë me mjeshtëri në ekran nga Mark Dindal.

“Frankenweenie” është sërish prodhim i “Disney”, filmi tregon miqësinë e një vogëlushi me një qeni, në një mënyrë shumë të çuditshme dhe komike, duke sjellë një “humor të zi”.

“Hotel Transylvania”, filmi i parë “Hotel Transilvania” është tashmë një klasik për fëmijët tuaj, por loja e Genndy Tartakovskij është e çmuar e pastër një karikaturë komike në kuptimin më të plotë të fjalës edhe në serinë e dytë.