Festa në Tiranë, sonte në shesh për të pritur me muzikë 2017

Kryeqyteti do të shndrijë në mesnatë në momentin e ndërrimit të vitit . Një spektakël fishekzjarre do të pushtojë qiellin e Tiranës, si dhe një koncert i madh do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”.
“Bashkia Tiranë sot organizon një koncert të madh festiv tek sheshi “Nënë Tereza”, që fillon në orën 11: 30 të natës deri në orën 1: 30. Të gjithë sëbashku ju ftojmë të festoni me ne natën e ndërrimit të viteve, një spektakël i madh fishekzjarresh, një countdoën, këngëtarë dhe një prezantuese fanstastike si Marina”, tha Julinda Dhame, drejtore e promocionin në bashki.
Përveçse këngëtarëve të njohuer në sheshin “Nënë Tereza “ në orën 12.00 do të jenë dhe dy motrat Vjollca, Marina dhe Luana.