Fejohet Elvana Gjata?! Ja çfarë thonë të afërmit e saj

Kohët e fundit kemi shtruar pyetjen: ku humbi Elvana Gjata? Që pas publikimit të këngës ‘Forever Is Over’, këngëtarja shihet gjithnjë e më rrallë në rrjetet sociale. Me siguri, fansat e saj ia ndjejnë mungesën, ndërsa nuk dihet ende se me çfarë po merret konkretisht Elvana në këtë pikë të karriesrës disa vjeçare muzikore. Tashmë, është e ditur për të gjithë se synimi i tregut të huaj është një prioritet për Gjatën, ndërsa kujtojmë se jeta e saj private ka qenë gjithmonë një mister. Është ndoshta ndër të paktat këngëtare që është përpjekur ta ruaj maksimalisht privatësinë, kur ka ardhur puna tek jeta perosnale. Edhe pse u mohua vazhdimisht nga të dy palët, gjithnjë përflitej për një romancë mes Evanës dhe Flori Mumajesit. Ndërsa sot, vjen lajmi se Gjata, në fakt, është fejuar! Ndoshta duket si një lajm i shpejtë, por të paktën kështu pretendohet  së kanë konfirmuar të afërmit e këngëtares.