Fansi shqiptar surprizon Kylie-n për ditëlindje

Kylie Jenner ka festuar ditëlindjen e 21-të dhe ka marrë shumë dhurata dhe urime prej fansave anembanë globit.

Por, një si duket ishte mjaft e veçantë për bukuroshen e familjes së Kardashianëve, të cilën e ka ndarë me fansat që e ndjekin në SnapChat.

Bëhet fjalë për një fans shqiptar të quajtur Lavdim.

Në foton e publikuar nga vetë Kylie, shihet një libër ku janë të vendosura foto të saj, por edhe të dy fansave që ia kanë dërguar librin, në të cilin përvec fotove janë edhe disa shkrime të dedikuara për modelen.