Fansat kërcënojnë me vdekje regjisorët e “Avengers: Infinity War”

Regjisorët e Joe dhe Anthony Russo kanë marrë kërcënime për jetën nga fansat për shkak të mungesës së personazhit të interpretuar nga Jeremy Renner, Hawkeye, në filmin “Avengers: Infinity War”. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë aktori Renner për “USA Today”.“Disa fansa të mi nuk e kapërcyen mungesën time në këtë film. Është një ndjesi e këndshme, supozoj. Vëllezërit Russo kanë marrë shumë kërcënime me vdekje dhe me vjen keq për këtë”, u shpreh Renner.