Familja “pjellore” Kardashian, po vjen fëmija i katërt

Këto ditë është folur shumë për shtatzëninë e Kylie Jenner dhe të motrës së madhe Khloe Kardashian. Dhe përveç lajmit të sigurt të fëmijës së tretë të Kim dhe Kanye West, që do ta sjellë në jetë një nënë bartëse, një tjetër vajzë e familjes raportohet të jetë shtatzënë.

Sipas “InTouch Weekly” dhe “Life & Style”, 38-vjeçarja Kourtney Kardashian mendohet të jetë shtatzënë me të dashurin e saj Younes Bendjima. Nëse është e vërtetë, ky do të jetë fëmija i katërt për të, pas pas një vajze dhe dy djemve me ish-partnerin Scott Disick.

Sipas burimeve pranë njerëzve të afërt të familjes Kardashian, nuk dihet se sa muajshe është, por Kourtney dëshiron të ketë gjashtë fëmijë. Dhe tani me sa duket ka arritur vetëm te numri katër.