Ermal Meta ndërpret koncertin për të puthur fansen që i propozoi për martesë

Këngëtari shqiptarë Ermal Meta ka filluar turin e koncerteve të tij duke u dhuruar muzikë të mirë të gjithë atyre që kanë mundësi të shkojnë dhe shijojnë performacat e tij.

Herën e fundit Ermali ka qenë duke performuar në Bari, kur midis fansave vuri re një vajzë e cila mbante në dorë një pankartë në të cilën i shprehte dashurinë si artist dhe i kërkonte të martohej me të.
“Ermal të dua, do martohesh me mua?”- shkruante fansja, emri i së cilës ishte Fracy.

Ermali ndërpreu koncertin dhe u fut midis turmës së publikut ku gjeti vajzën të cilën e puthi dhe përqafoi në shenjë falenderimi.