Era Istrefi, mesazh për Kosovën në mes të Rusisë

Së bashku me aktorin Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam, Era Istrefi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp të mbajtur dy ditë para finales në Rusi.

Duhet të themi se këngëtarja shqiptare ishte shumë e emocionuar, por arriti të japë një mesazh të fuqishëm për lëvizjen e lirë që prek bashkëatdhetarët e saj në Kosovë:

“Do të doja që qytetarët e çdo shteti të udhëtonin lirisht për të parë Rusinë e bukur “, u shpreh ajo duke iu referuar faktit që shtetasit e Kosovës nuk mund të udhëtojnë lirisht jashtë kufijve.

Kjo deklaratë u cilësua si e rëndësishme për faktin që Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Era tha gjithashtu se momenti më i paharrueshëm i Botërorit ishte kur luajti Zvicra dhe dy shqiptarët (Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka) shënuan gol.