Era Istrefi konfirmon performancën në finalen e “Rusi 2018”

Është paralajmëruar kohë më parë që këngëtarja kosovare do të këndojë në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Era Istrefi është pjesë e këngëtarëve të himnit zyrtar të Kampionatit Bptëror “Rusi 2018”, “Live it Up”, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Vetë këngëtarja e ka konfirmuar këtë përmes rrjetit social “Instagram”.

Era Istrefi do të këndojë më 15 korrik në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, në një perdormancë që premtohet të jetë unike.