Emma Stone arriti të shtojë 7 kilogram për të luajtur rolin e legjendës së tenisit

Aktores i është dashur një itenerar diete shumë i gjatë për të arritur peshën e personazhit që po xhirohet për momentin. Bëhet fjalë për një legjendë tënisi, Billie Jean King, është personazhi në lëkurën e të cilës është futur Aktorja Emma. Në ndihmë për këtë i ka ardhur një nga trajnerët më të mirë i cili ka shtuar në dietën e saj shumë kalori e proteina. Emma nuk kishte fizikun e përshtatshëm për një lojtare tenisi, kështuqë për tu dukur si e tillë i duhej të ishte e shëndetshmë dhe me muskuj. Mënyra më e shpejt për të marë kalori është duke i pirë ato. Trajneri Jason shtoi në dietën e aktores spinaq për fibra, vajin e Udos si yndyrë bimore dhe një pudër e cila përdoret për të çliruar stresin në trup. “Gabimi më i madh që mund të bësh është të sforcosh metabolizmin duke ngrënë sa më shumë për të shtuar peshë”-tha Jason. Me një stërvitje intensive dy herë në ditë, Emma ia doli të arrijë peshëm e duhur për të luajtur rolin e një tenisteje.