Këngëtarja Elvana Gjata duket se pas një vere të mbushur me koncerte e udhëtime, dhe suksesit ndërkombëtar të “Forever is over” me David Guetta, ka filluar punën për një tjetër projekt. Këngëtarja i ka treguar ndjekësve përmes një postimi se po punon për një klip të ri. Ndërkohë që fansat e saj janë në pritje, sot kanë patur mundësinë të shohin Elvanën përmes një seti të ri fotosh bardh e zi të realizuar në bregdet, në Bretagne të Francës. Modeli i flokëve dhe bereta në kokë e tregojnë këngëtaren si një franceze të vërtetë! Pas muzikës, moda është pasioni i dytë i këngëtares së njohur shqiptare! Ajo ndodhet prej disa kohësh në Los Angeles, duke punuar fort për të arritur famën ndërkombëtare.