Elvana Gjata largohet përgjithmonë nga Shqipëria?!

Që prej hitit të saj më të fundit “Lejla” të publikuar disa muaj më parë, Elvana Gjata duket se nuk është më prezente përsa i pëket karrierës së saj muzikore. Thuhet se ajo po punon fort, për të depërtuar në tregun ndërkombëtar muzikor. Dalja e saj e fundit, e cila ishte një surprizë për të gjithë ne, ishte pjesmarrja në tapetin e kuq të ndarjeve të çmimeve “Grammy’, në krah të producentit të Justin Bieber. Nuk dimë se në ç’fazë është Elvana me projektet që do ta katapultojnë në tregun e huaj, por një postim i vetëm disa minutave më parë, në llogarinë e saj në Instagram, na ka lënë të kuptojmë që ajo me gjasa është larguar përgjithmonë nga Shqipëria. “Ti asnjëherë nuk do t’ja ndjesh mungesën shtëpisë, derisa ajo të ketë ikur përgjithmonë”, ka qenë ky postimi që Gjata ka nxjerrë në Instagram. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka dashur të thotë në të vërtetë me këtë shprehje, por fakti që ajo po punon jashtë territoreve të Shqipërisë, për ta njohur edhe bota talentin e saj, na bën të mendojmë se Elvana do t’i mungojë për një kohë të gjatë Shqipërisë, por me siguri edhe asaj Shqipëria.capture-7