Eliza Dushku shfaq për herë të parë unazën e fejesës

Eliza Dushku ka shpallur fejesën me biznesmenin Peter Palandjian këtë javë, kështu që 36-vjeçarja ka shfaqur unazën e saj të mrekullueshme të fejesës teksa ka qënë e pranishmë në “Awesome Con”, të dielën.

E veshur me një palë xhinsa të grisura dhe një bluzë, aktorja me origjinë shqiptare dukej e mrekullueshme teksa kishte vendosur pak makijazh në fytyrë.

Gjatë intervistës së saj, Eliza nuk mund ta fshihte unazën e saj, teksa mbante në dorë mikrofonin.