Elhaida bën ndryshimin drastik në look

Elhaida Dani, ndonëse pëlqen të ndryshojë shpesh veshjet e saj dhe profili që ka në Instagram ngjan me atë të ndonjë blogereje, sërish përsa i përket flokëve ajo ka qenë gjithnjë e njëjta.

Por jo më. Elhaida ka postuar një foto ku është shfaqur tërësisht bionde dhe me një makeup të lehtë të vendosur në fytyrë.

Sigurisht që ndjekësit janë habitur nga ky ndryshim drastik i Elhaidës por gjithsesi shumicës ju ka pëlqyer shumë.

Pyetja jonë mbetet: A ka Elhaida ndonjë projekt të ri gati, apo ishte thjesht një ndryshim rutinë?