Elgit Doda dhe Klea Huta sjellin “duetin” e tyre të parë

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më simpatikë për momentin të show-bizzit shqiptar.
Për një kohë të gjatë ata mundën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre të dashurisë, ndërsa prej kohës kur e kanë bërë publike shpeshherë janë fotografuar në rrugë apo evente të ndryshme përkrah njeri- tjetrit.
Ata tërheqin vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale ku vëzhgohet me mjaft kuriozitet gjithçka që publikojnë. Por këtë herë çifti i ka lënë ndjekësit pa fjalë pasi si me shaka, publikuan “duetin” e tyre të parë.
Edhe pse jo zyrtar dhe improvizues, ata këndojnë në sintoni perfekte me njëri-tjetrin, këngën ‘E Dehun’ të Nexhmije Pagarushës.
“Na zunë hallet bashkë!”, shkruan me humor Elgiti, ndërsa Klea shprehet: “Po qajmë hallet, pooor me piano këtë herë!”.