“Elf” është filmi më i mirë i Krishtlindjes për shekullin e 21-të

Me Krishtlindjen vetëm pak ditë larg, shumë persona do të shohin me familjen dhe miqtë filmin e preferuar. “FandangoNow” hyri në atmosferën festive duke bërë një anketë në SHBA, duke i pyetur rreth filmit të tyre të preferuar për Krishtlindje, të prodhuar në shekullin e 21-të. Fitues doli filmi i vitit 2003 “Elf”, i ndjekur nga “The Polar Express”, “Love Actually”, “How the Grinch Stole Christmas” dhe “Bad Santa”.