Edi Rama vendos rregull të fortë për pushimet e ministrave

Është koha kur rezervohen pushimet. Si gjithmonë, zgjedhjet e politikanëve kanë interes në publik dhe zgjojnë komente. Pushimet e Edi Ramës janë komentuar edhe nga mediat greke, ku është shkruar që Kryeministri po pushon në plazhet e Greqisë. Menjëherë ka ardhur reagimi i Ramës, i cili me tri pika ka sqaruar planin e tij dhe të gjithë qeverisë për pushimet verore. “Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi 1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruan Rama. E pra, ju mund t’i rezervoni pushimet jashtë, por atje nuk do shihni asnjë ministër shqiptar.