Eddie Murphy rikthehet në ekran me një film të ri

Eddie Murphy rikthehet në ekran me filmin “Dolemite Is My Name”, xhirimet e të cilit do të nisin më 12 qershor. Projekti tregon historinë e Rudy Ray Moore, ylli i filmit “Dolemite”. Moore ka punuar në një dyqan disqesh muzikore në vitet ’70 në Hollywood dhe pikërisht aty nis të dëgjoje histori të një krimineli dhe mashtruesi të quajtur Dolemite.

Ai nis të luajë në klube duke interpretuar këtë personazh dhe duke regjistruar disqe, që u benë një sukses, në të cilat ai kombinon humorin me stereotipat dhe shakatë. Fitimet i lejuan që të financonte filmin “Dolemite”, i cili u pasua edhe me tre të tjerë. Personazhi vazhdoi ndër vite që të ishte një burim frymëzimi për shumë yje të muzikës Hip Hop.