Ed Sheeran krijon barriera kundër të pastrehëve

Lajmi i barrierave kundër të pastrehëve, që këngëtari Ed Sheeran ka ngritur jashtë super vilës së tij londineze, me lejen e bashkisë së Kensington e Chelsea, shkaktoi debate ne internet dhe rrjete social. Kantautori, që më parë ka qenë shumë i afërt me kauzën e të pastrehëve, tani ua ka mbyllur dyert.

Në librin “A visual journey”, Ed Sheeran ishte shprehur i ndjeshëm ndaj këtij problemi, sidomos i përhapur në lagjet e Chelsea e Kensigton, ku një në shtatë familje nuk kanë një vendbanim fiks. Në libër, këngëtari tregon se në fillimet e karrierës së tij ka kaluar edhe disa net në një kanal pranë “Buckingham Palace”. Pikërisht prej eksperiencës së tij të hidhur ka realizuar këngën “Homeless”.

Por, këngëtari mohon të ketë jetuar në vendqëndrimet për të pastrehët: “Nuk isha i pastrehë, thjesht kam shkruar se kam fjetur disa net jashtë, sepse nuk kisha ku të qëndroja”.