E papritur në “Sunny Hill”, arrestohet Action Bronson

Reperi shqiptar, Action Bronson është është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, gjatë performancës së tij në festivalin “Sunny Hill”, që është organizuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Bronson është arrestuar pasi ka ndezur marijuanë në skenë dhe të njëjtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reaguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.