“E ke gruan të shëmtuar”- Ja si i përgjigjet Kivanc Tatlitung komentuesve të pasjellshëm

Kivanc Tatlitug është pengu i shumë femrave në të gjithë botën.

I njohur ndryshe si Brad Pitti i Turqisë, Kivanc u theu zemrat mijëra femrave duke bërë publike lidhjen me Basak Tatlitug, sot bashkëshortja e tij.

Por të shumtë kanë qenë dhe zërat negativë në lidhje me pamjen e vajzës përkrah tij e cila ndoshta për sytë tonë nuk është në pritshmërinë tonë, por kjo s’ka asnjë rëndësi për Kivanc dhe së fundmi ai e ka demonstruar këtë.

Një përdorues i rrjetit Instagram komentoi në foton e tij me gruan se ajo nuk është e bukur dhe aktori simpatik i ka kthyer një përgjigje të merituar.

290220161020273496462_2

“Mos u bë i pacipë! E para, nuk quhet “kjo”; e ka emrin Başak Tatlitug. Merreni vesh këtë!

Unë nuk e bazoj martesën time në komentet e të tjerëve. Njeri i pakënaqur, ik shko nxirre diku tjetër helmin e zemrës tënde të keqe.

Ti dhe shokët e tu që ju pëlqen të kritikoni, pse jeni kaq shpirtligj?”, -shkroi ai.

Padyshim që Kivanc është mashkulli i ëndrrave dhe me këtë përgjigje I vuri “kapakun” çdo dyshimi.