E akuzuan se festoi pas dënimit të burrit, Rezarta Shkurta reagon

Nuk mban më ujë pilafi. Rezarta Shkurta ka lexuar e duruar shkrime të shumta që portalet e mediat kanë bërë gjatë këtyre dy viteve në mungesë të bashkëshortit. Ka qenë një titull në të cilin akuzohej se ndërkohë që burri kishte gjyqin, ajo festonte.
Këtë herë nuk ka duruar më dhe i është përveshur. Ka treguar se ndihet e lodhur nga gjithçka që është shkruar dhe se përgjegjësit do i çojë në gjykatë.
Jeta vazhdon pas gjithçkaje dhe siç edhe Rezi ka sqaruar, ka një fëmijë për të rritur kështu që do të dalë e do të shkojë edhe në plazh.

Ky është postimi i plotë i saj:

I di si i thone kesaj historie? Mire problemi, po ste len rehat as mizat! Gjate ketyre dy vjeteve, kam njohur boten, njerezit me shume sec kisha mundur ta beja per 28 vite jete. Kam njohur dashakeqesine e pangopur te gazetareve, per disa klikime e per disa komente te njerezve te frustruar ne jeten e tyre. Pa marre fare parasysh cfare ndikimi mund te shkaktojne tek familjaret. Keto vite kam lexuar cmenduri te tipit "Ermali ne burg, Rezarta ne plazh" pa marre parasysh qe isha me familjen, apo "Ermali ne burg, Rezarta qesh" Rezarta do qesh, do shkoj ne plazh sepse kam nje princeshe per ta rritur te lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shendosh e mire dhe vendi ku ai ndodhet ka nje derë, e cila do hapet nje dite. Dhe Per te ja vlen te presesh vitet qe me duken dite, mbase dhe nje jete te ter! Kam ber durim me ju, nuk kam dashur te hap lufte sepse kam kuptuar qe shkrimet, sensacioni eshte pjese e punes tuaj! Por tani e tepruat! Per te gjitha shkrimet ku keni demtuar emrin tim, ku me keni ber me ferrari, helicoptera, e anije kozmike do te mbani pergjegjesi para ligjit! #goodluck

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on