Duhet ta shihni dy herë fotografinë për të kuptuar të vërtetën

Stilistja e njohur, Victoria Beckham ka pozuar me një body ngjyrë mishi, që ka bërë konfuzë të gjithë ndjekësit.

Në kopertinën e revistës Vogue, ajo qëndron mbi një tavolinë druri me sloganin “Për dashurinë ndaj artit.”

Nga seti fotografik janë publikuar tre imazhe ku duken qartë linjat e mira trupore që ka Victoria. Gjatë intervistës, ajo tregoi se fakti që është në syrin e publikut prej 20 vitesh e ka bërë të mos shqetësohet për opinionin e tjerëve.

Në foton e dytë, nëna e katër fëmijëve pozon me një fustan të kuq ku duken këmbët elegante, ndërsa në foton e fundit është me body dhe bluze.