“Duel në themel”, Gjetan Keta tenton sot titullin e Kampionit të Botës

Orëve të pritjes iu erdhi fundi, pasi mbrëmjen e sotme në Dibrën e Madhe do të organizohet evenimente më madhështor i boksit shqiptar, “Duel në themel”. Në ring do të zbresin boksier të peshave të ndryshme, ndërsa kulmin do ta ketë rreth orës 20:00, pasi në ring do të zbres boksieri kuqezi, Gjetan Keta.

I njohur me nofkën “Tajsoni i Bardhë” Keta do të synojë fitimin e titullit Kampion Bote për peshat e mesme, në federatën WBU. Përballë tij do të ketë boshnjakun Sldjan Janjanin, një boksier i cili të ngjall frikë në letër por Keta do të mbështetet te publiku kuqezi për të shkuar deri te titulli.

Në prag të kësaj përballjeje, Keta ka zgjedhur që stërvitjen ta zhvillojë në “shtëpi” së bashku me të vëllanë, në vendin e quajtur “Guri i Vashës”.

Janjanin zëvendëson në këtë sfidë meksikanin Paul valenzuela Jr që mungon për arsyeje dëmtimi.

Statistikat flasin në favor të Ketës, me Gjetanin që ka zhvilluar 26 përballje, ka fituar 22 prej të cilave 18 me “KO”. Në krahun tjetër Janjanin ka zhvilluar dy takime më shumë se boksieri kuqezi, ku ka arritur të fitoj 25 prej tyre, 19 prej të cilave me “KO”.

Përveç Ferit Ketës që do të përballet me turkun Fatih Mehmet Karakus, në këtë event do të tregojnë vlerat edhe sportistët Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shumë të tjerë.