Dua Lipa sapo na e shoi kuriozitetin…ky është i dashuri i ri i këngëtares

Dua Lipa më në fund na tregon të dashurin e saj më të ri. Këngëtarja nga Kosova, pasi na dha një shenjë disa ditë më parë ku postoi foton e dy duarve të kapura së bashku, tashmë na e tregon me fytyrë djalin misterioz me tatuazhe.

Ai nuk është një fytyrë e njohur për publikun. Në pamje duket një djalë rebel me flokët e gjata, por mjaft simpatik.

Që nga lidhja e fundit me modelin Isaac Carew, Dua ka preferuar që ta mbajë jetën e saj shumë private. Por mesa duket edhe kësaj radhe u dorëzua, pasi na e tregoi djalin që i ka rrëmbyer zemrën.